Kryeministri Rama: Broçkulla të atyre që Evropën e dinë si klubin e pazareve me babalen

496
Sigal

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për shitjen e detit apo për kampin e refugjatëve deklaroi sot se ato janë vetëm broçkulla. “Me këtë rast u doli boja, po fare, edhe broçkullave të firmosjes së shitjes së detit, apo të kampit fantazmorik me 600 mijë sirianë, për të marrë datën për negociatat”, theksoi Rama, gjatë takimit me anëtarët e qeverisë dhe grupin parlamentar të PS-së në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD) në Kryeministri. Kreu i qeverisë u shpreh se “këto janë broçkulla, që mund t’i krijojnë vetëm mendjet e përdala të atyre që edhe Evropën e dinë si klubin e pazareve me babalen dhe me aktorët e maskaradave si ajo e babales”. Po dje, kryeministri Rama u shpreh në gazetën gjermane “Bild” se qeveria shqiptarë nuk do të pranojë kurrë refugjatët e luftës në qendra të mbyllura “hotspots”, dhe se emigrantët nuk duhet të trajtohen nga Evropa si mbetje të rrezikshme.