Kryeministri i Kosovës/ Presidenti Meta takohet me Haradinaj në Durrës. Kancelarja Merkel fton Hradinaj, më 6qershor në Berlin

457
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, është takuar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haredinaj në Durrës. Presidenti Meta shkruan se: Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

Ndërkohë, gazeta “Telegraf” ka mësuar nga burime të mirinformuara se kancelarja gjermane Merkel ka ftuar në Berlin në 6 qershor kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kancelarja Merkel pret Haredinaj, pas Samitit të Berlinit, duke treguar kështu mirëbesim dhe mbështetje të plotë ndaj qëndrimit të kryeministrit kosovar për taksën ndaj Serbisë dhe për mosndarjen e kufijve të Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj, pas samitit në Berlin, ka takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili i ka premtuar Haradinajt që Gjermania do ta mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën.