Kryeministri Haradinaj: Mogherini, Shefja për Politikën e Jashtme të BE i ka shkaktuar dëm Kosovës. Mendimi i saj nuk më vlen

524
Kryeministri Haradinaj: Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës. Haradinaj tha se Mogherini e ka shkatërruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Mogherini e ka mbytur dialogun, e ka kthyer nga një dialog për normalizim, në një dialog për kufij e territore. Ajo realisht i ka shkaktuar dëm vendit tonë. Është shumë për keqardhje pas një investimi të madh të BE-së. Mendimi i saj për mua nuk vlen. Unë se kam personale me askënd dhe kushdo që ia lejon vetes të flasë për opsione kufij ose territore janë kundër paqes në Ballkan. Këto çrregullimet e dialogut na kanë sjellë ku jemi sot”, tha Haradinaj.