Kryeministri-fshatarëve: “4 vitet që vijnë fermerëve, 165 mln dollarë grante”

41

Berisha me gratë në Korçë: “Punësim dhe rritje progresive e kuotave për gratë”

Në angazhimin e tij për të shembur murin e patriarkisë së pabarazisë gjinore, Kryeministri Berisha premtoi rritje progresive të kuotave të grave në politikë. Ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me gratë në Korçë, Kryeministri tha se, është i vendosur të mbështesë fuqishëm këtë betejë si një kusht për projektin, Shqipëria vend i zhvilluar. “Do bëj gjithçka që kuotat të rriten në mënyrë progresive. Kur vjen çështja për një detyrë vendimmarrëse të rëndësishme, preferenca e parë imja janë gratë dhe vajzat. E bëj këtë jo për parimin me çdo kusht, por për meritën e tyre. Edhe testet e treguan se burrat u tejkaluan nga gratë për inteligjencën. Do bëjmë gjithçka, që përmes sistemit të kreditimit, të mbështesim iniciativën e lirë të grave sipërmarrëse. Ky është problemi i ngushtimit të hendekut që ekziston në vendin tonë, që duhet luftuar me të gjitha mjetet për ta kapërcyer. Në përpjekjen tona hapa të rëndësishëm kemi arritur. Sot në rast se karriera është një nga levat më të fuqishme për të ngushtuar këtë hendek, me kënaqësi mund të themi se karriera sot nga vajzat dhe gratë ndiqet më fuqishëm se asnjëherë. Universitetet dominohen nga vajzat dhe nuk janë vetëm shumicë në numër. Kjo betejë në Shqipëri dhe kudo është një betejë që bëhet para së gjithash nga vajzat dhe gratë, jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm këtë betejë si një kusht për Shqipërinë vend i zhvilluar. Disa masa janë marrë, kemi pasur diferenca të mëdha në rroga mes burrave dhe grave. Jemi marrë me këtë problem duke përcaktuar si objektiv kryesor rritjen e rrogave në ato sektorë ku dominohet nga vajzat dhe gratë. Në Administratën shtetërore sot janë shumicë absolute dhe pse jo në postet kryesore politike” -tha ai. Ndërsa vlerësoi punësimin si një hapat kryesorë për t’i dhënë pushtet gruas, Berisha garantoi se, do të bëhet gjithçka të gjenden forma të ndryshme për punësimin me kohë të pjesshme të grave shtëpiake. Berisha shtoi më tej se ligji i ri për sigurimin shëndetësor garanton shërbim edhe për gratë e papuna.  “Korça ka një pozicion mahnitës, por mahnitëse do bëhet kur të shkurtojmë 1 orë e çerek distancën me Tiranën. Projekti ynë kërkon që shqiptarët kudo që jetojnë të kenë infrastrukturën moderne që meritojnë, shkolla moderne, qendra shëndetësore moderne, shërbime moderne”, përfundoi Kryeministri.

4 vitet që vijnë fermerëve, 165 mln dollarë grante

Katër vitet e ardhshme, 165 milionë dollarë do të jenë grantet tona për fermerët shqiptarë”. Kështu bëri të ditur Kryeministri Sali Berisha sot gjatë përurimit që iu bë rrugës Zemblak – K/Liqenas, investim i buxhetit të shtetit me vlerë mbi 1 miliardë lekë.
Kryeministri theksoi se, qeveria që ai drejton flet me vepra. “Hoqëm çdo takse për çdo gjë që importohet për të rritur prodhimin, morëm disa vendime që janë vendime historike për fermerët. Kjo qeveri i pa çështje serioze fermat tuaja, kemi investuar miliarda dollarë infrastrukturë, zotimi im është se do të asfaltojmë çdo kilometër rrugë të mbetur, që fermerët dhe qytetarët e të gjithë vendit të udhëtojnë në rrugë moderne. Do të shkurtojmë distancat e udhëtimit”, premtoi mes të tjerash kryeministri.