Kryeministri firmos dorëheqjen nga detyra të zv/ ministrit të mbrojtjes

432
Kryeministri Edi Rama firmosi ditën e djeshme lirimin nga detyra të zv/ministrit të Mbrojtjes Idlir Peçi. Mësohet se Peçi kishte dorëzuar kërkesën për dorëheqje që në muajin qershor, por për shkak të angazhimeve në fushatë, kryeministri nuk ishte shprehur. Lajmi për lirimin e tij nga detyra u servir nga qeveria si shkarkim i bërë nga ana e kryeministrit, por në të vërtetë, vendimi për lirimin ishte thjesht një akt formal, pasi largimin e kishte kërkuar vet Peçi. “Për arsye personale dhe profesionale, ju paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes”, shkruan Idlir Peçi në letrën e dorëzuar në kryeministri. Kjo shkresë është depozituar në kryeministri në 28 qershor 2017.
Sigal