Kryeministri Edi Rama u prit në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

406
Sigal

“Vlerësoj rolin e Papa Françeskut në promovimin e vlerave të solidaritetit, si dhe në promovimin e barazisë dhe drejtësisë shoqërore”, thotë Rama. Kryeministri u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Paroli. “Në takimin me Parolin u bisedua për tolerancën fetare në Shqipëri”, thotë Rama. Mësohet se në këtë takim, është diskutuar edhe për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe për njohjen e saj edhe nga Vatikani, në përputhje me realitetet e reja në rajon. Kryeministri ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, një foto me Atin e Shenjtë, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, Linda.