Kryeministri Edi Rama: PD-ja është e zbrazur mendërisht, por e angazhuar fizikisht, e ka kthyer parlamentin në teatër të dhunshëm

558
Sigal

Rama: PD e zbrazur mendërisht, por e angazhuar fizikisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sherrin që u zhvillua sot në komisionin e Medias mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetëve të opozitës të cilët kërkonin ta nxirrnin jashtë punimeve të këtij komisioni. Në një reagim në facebook, Rama thotë se PD është zbrazur mendërisht, por është e angazhuar fizikisht. Reagimi i Edi Ramës në Facebook. Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht (se shpirtërisht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUP-i për Kullën e Sporteve Trup me Trup?