Kryeministri Edi Rama: Nuk ka kushte të reja për të marrë datën e negociatave

504
Sigal

Dy fjalë për kushtet e trumbetuara nga efendilerët; dështim që do vazhdojë të ushqejë propagandën e mllefit të baltës. Nuk ka kushtet të reja për të marrë datën e negociatave. Por ka një datë për çeljen e negociatave si një afat drejt të cilit Shqipëria e Maqedonia janë të kushtëzuara me vijimin e reformave. Asgjë më normale se kjo s’mund të kishte dhe të ketë, ku gjithçka, deri në hapjen e negociatave është e lidhur me përmbushje kushtesh për të qenë një shtet i denjë për BE. Të gjitha kursimet e kësaj faze janë ato që duhet dhe do bënin, si me datë dhe pa datë.