Kryeministri Edi Rama: Nderim për heroizmin e policisë ndaj keqbërësve që përdorin armët, kjo është përgjigja e shtetit

670
Kryeministri Rama: Ndaj keqbërësve, që përdorin armët, kjo është përgjigja jonë

Kryeministri Edi Rama nderoi policët që mbrojtën pasurinë e qytetarit në Fier, në një ceremoni zyrtare. Kryeministri Rama tha se të gjithë grabitësit që ngrenë armët kundër qytetarëve dhe efektivëve të policisë se do të marrin një përgjigje ashtu si grabitësi i vrarë në Fier. Ndër të tjera, kryeministri Rama tha: “Investimi ynë për të mbështetur rritjen e forcës goditëse të policisë së shtetit është i duhuri. Mirënjohja ndaj të gjithë atyre që i shërbejnë interesit publik në policinë e shtetit dhe në këtë rast dhënia e medaljes së mirënjohjes së kryeministrit për disa prej jush është vetëm një gjest shumë modest po besoj i domosdoshëm kur bëhet fjalë jo vetëm thjesht për njerëz në uniformë por për kryefamiljarë që janë gati të vetëflijohen, për njerëz të zakonshëm të këtij vendi që i bën të pazakonshëm fakti që i shërbejnë këtij vendi nën uniformën e policisë së shtetit. Karakteri dhe bindja se drejtësia e përpjekja me mendje e zemër në funksion të Kushtetutës, është arma e superioritetit të Policisë së Shtetit. Nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armët dhe me armët kërcënojnë qytetarët dhe punonjësit e policisë, kjo ishte e vetmja përgjigje që do të marrin dhe që meritojnë në çdo rast. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi publikisht se 2018-ta do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar. Ne kemi marrë vendimin për të bllokuar vijën bregdetare, për t’ju dhënë përgjigje zyrtarëve të lartë, të mesëm, dhe bandave me kostume apo dhe pantallona të shkurta që kanë abuzuar me pronë, duke bërë regjistrime në rërë, në zonat e gjelbëruara pranë bregut. Prona që janë krime. Një nga elementet më të përhapur është trajtimi i këtyre toka si bujqësore. Ata kthehen në pronarë të detit, të rërës, apo dhe pishave.
Sigal