Kryeministri Edi Rama jep intervistë në radion “France Inter”

502
Sigal

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë jozyrtare në Francë. Takimin e parë, jozyrtar, e zhvilloi me ministrin e Jashtëm francez, Laurent Fabius. Midis aktiviteteve të tjera në Paris, Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë edhe një intervistë në një nga stacionet e radios, “France Inter”, e cila është e krahut të Majtë politik.  Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, shkruan në lidhje me një intervistë të tijën me ish-Ministrin e Kulturës së Francës, Frederic Mitterrand në radion “France Inter”. “Në radion France Inter me intelektualin e famshëm, ish-ministrin e Kulturës së Francës, Frederic Mitterrand”,-shkruan Rama në “Facebook”. Akoma PS-ja dhe vetë Kryeministri Edi Rama nuk kanë dhënë hollësira për këtë intervistë.

Rama të hënën në Durrës, mbledhje me kabinetin qeveritar

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, pritet të zhvillojë të hënën mbledhjen e radhës me kabinetin e ri qeveritar, në Durrës. Mbledhja e së hënës ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por zgjedhjet që zhvillohen të dielën në komunën Rrethina kanë qenë arsyeja e ndryshimit të vendit të takimit të ministrave që pritet të nisin punën në 9 shtator. Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para Kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështje të tjera, të cilat kanë të bëjnë qeverinë, por dhe diskutimi për nivelet e tjera të qeverisjes. Ky është takimi i dytë i kreut të ri të maxhorancës qeverisëse pas mbledhjes dy ditore të zhvilluar një javë më parë në Vlorë.