Kryeministri Conte në Tiranë Apel mazhorancës: Mungesa e investimeve italiane në Shqipëri, shkak kriminaliteti. Dialogoni me Opozitën

409
Sigal

Kryeministri italian: Mungesa e investimeve italiane nga klima për shkak të kriminalitetit

Kryeministri Conte ultimatum Ramës: Dialogo me opozitën!

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte në vizitën e tij të djeshme në Shqipëri i kërkoi kryeministrit Ramë që t’i propozojë opozitës një platformë për dialog. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte: Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave. Populli është shprehur pro anëtarësimi dhe ndaj kjo përbën edhe një shtysë më tej që institucionet të ecin më tej dhe të mos zhgënjehen. Në këtë rrugëtim të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave kryesisht të drejtësisë, që kanë të bëjnë edhe me sfida sikur ka të bëjë me funksionimin e institucioneve kryesore. Biseda jonë u ndaj edhe në një bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit. Aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, do të jetë një sinjal i pjekurisë së saj. Duke përfshirë përgjegjësinë që po dëshmon shumica. Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica t’i propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv. Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera dhe që të zhvillohet pa parakushte.

Kryeministri italian Conte: Mungesa e investimeve italiane nga klima për shkak të kriminalitetit

Kryeministri Edi Ramë dhe homologu i tij Italian Giuseppe Conte u pyeten nga gazetarët se pse ka një pesimizëm dhe investim të biznesmenëve Italian në vendin tonë kohet e fundit, dhe se a ka një platformë për zgjidhjen e kësaj situate. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Kryeministri Italian tha se do të ketë një moment tjetër, ku do të flitet mes tyre për këtë aspekt, por që nga ana tjetër tha shkurtimisht se kjo temë është prekur nga takimi mes tyre dhe se konstatimi ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Patëm rastin të diskutojmë me Ramën diçka shkurtimisht, pasi kjo është një vizitë e shkurtër por do të kemi rastin njëherë tjetër për më gjerësisht. Natyrisht që ai proces për të cilin folëm për trafikon, kriminalitetin dhe luftën kundër tyre, ndikon tek investimet. Por lufta kundër tyre dhe rezultatet e saj do të ndikojnë për shtimin e investimeve.”, tha kryeministri italian Conte.

Conte kritika Ramës: Shqipëria nuk i ka shfrytëzuar plotësisht burimet natyrore, potencialin ekonomik dhe pozicionin strategjik

Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Conte, tha se ka diskutuar me kryeministrin Ramë edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Këtu nuk munguan dhe kritikat e kryeministrit italian, i cili tha se Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar plotësisht potencialin ekonomik, por as burimet natyrore, kapitalin njerëzor dhe pozicionin strategjik. “Folëm dhe për thellimin e bashkëpunimit në marrëdhëniet ekonomike. Ne jemi partneri i parë tregtar. Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar ende plotësisht potencialin e saj ekonomik. Duhen shfrytëzuar më tej edhe burimet natyrore, edhe kapitali njerëzor dhe pozicioni strategjik i Shqipërisë, që në të ardhmen mund t’i garantojë Shqipërisë që të kthehet në një pikë kyçe të zhvillimit të rajonit”, shtoi kryeministri italian Conte.