Kryeministri belg në Tiranë: Vij për sundimin e ligjit dhe ndikimin e Rusisë

293
Menjëherë pas vizitës së Sekretarit të Shtetit për Azilin dhe Emigracionin, në Tiranë mbërritur për një vizitë zyrtare, edhe kryeministri i Belgjikës, Charles Michel. Axhenda e kryeministrit belg në vendin tonë, përfshin takimin me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Rama.
Udhëtimi zhvillohet në një kohë kur sipas tij, Europa ballafaqohet me zgjedhje të rëndësishme, ku marrëdhëniet me Ballkanin kërkojnë gjithashtu zgjidhje.
”Të dy vendet përballen me një sërë sfidash, duke përfshirë sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik. Përveç situatës në kufirin lindor të Europës dhe situatën në Europën Jugore, Ballkani Perëndimor është një problem i madh në marrëdhëniet me Rusinë, e cila dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj në rajon”, ka thënë ai para nisjes së udhëtimit.