Kryeministri antieuropeist “hedh në erë” integrimin.

154

Nga Prof.Dr.Tritan Shehu

Sot Rama goditi rëndë aspiratën tonë drejt Europës përpara 42 “deputeteve pupace” duke kërkuar të maskojë të vërteten e bllokimit të integrimit tonë prej vitit 2015, duke fajësuar Europën për këtë. “Argumentat” e tij, “gjethja e fikut” që përdor, mungesa qoftë dhe e një reflektimi minimal për problemet e mëdha të vendit, që çuan se fundmi në 9 kushtet ndaj nesh, tregojnë se ai me koshiencë po dëmton këtë proces jetik. Akuzat e ironitë provokative të përdorura përsëri sot ndaj vendeve të BE, janë të qëllimeshme e flasin për një vizion të tij antieuropeist, për një strategji cinike të mbajtjes së Shqipërisë larg familjes europiane. E analizuar kjo në një kontekst me të gjerë të preferencave, lidhjeve strategjike, apo të kushtezimeve të tij nga vende Lindore, plotësojnë dhe qartësojnë prioritetet politike të kësaj Qeverie. Pa dyshim këto janë në themel të deformimit të demokracisë sonë, të pushtetit autokratik që ai po konsolidon në Shqipëri për të sunduar këtu si një autoktrat Lindor. Ky është objektivi i tij parësor, diametralisht i kundërt me vlerat e demokracisë Perendimore e Europiane në të cilat ne besojmë, që u çfaq dhe sot si një ogur i keq për Shqipërinë. Ky ogur rrezikon të bëhet realitet për aq kohe sa shqiptarët do ta lejojnë të avancojë pa reaguar masivisht e me energji për ta ndalur atë.