Kryemadhi: Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, ia dha shenjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI

479
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në qytetin e Cërrikut në kuadër të përmbylljes së fushatës elektorale ku u parashtrua edhe programi elektoral i LSI-së.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit, znj. Monika Kryemadhi, z. Edmond Haxhinasto, Kryetari i Bashkisë së Cërrikut z. Altin Toska, qytetar, simpatizant etj.
Në fjalën e saj përpara qytetarëve të Cërrikut, kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së në qarkun e Elbasanit, znj. Monika Kryemadhi, theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila garanton një shans për rininë shqiptare, për gruan, për familjen, për gjithë Shqipërinë ndaj ajo meriton të ketë mbështetjen për të dalë forcë e parë. “Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, ia dha shenjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI në datën 25 qershor. Prandaj ju ftoj të gjithëve me datë 25 qershor të votojmë LSI-në, një shans për rininë shqiptare, një shans për gruan, një shans për familjen, një shans për Cërrikun, një shans për të gjithë shqiptarët kudo ku janë”,- u shpreh znj. Kryemadhi.
Sigal