Kryemadhi: Znj. Mogherinit të ndërhyjë që të lirohen 11 qytetarët kuksianë

467
Në Raportin e Rekomandimit janë të gjithë detyrat e klasës politike, duke pasur parasysh problemet që ka Shqipëria sot, qoftë me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër trafiqeve të drogës, luftën kundër korrupsionit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, atë që shqiptarët e kanë pritur me një vëmendje të jashtëzakonshme. Gjithashtu ne i kërkuam zonjës Mogherini dhe ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore pranë zotit Rama për të liruar 11 kuksianët, të cilët mbahen në mënyrë të padrejtë nga policia, duke pasur parasysh që vetë kryeministri Rama kërkoi falje publike në Parlament, për sa i përket ngritjes së Pay-tollëve në Rrugën e Kombit në zonën më të varfër të Shqipërisë dhe ajo çka dua të them është se ajo që është edhe më e rëndësishme për ne, është që sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim për ta parë Bashkimin Evropian sa më pranë. Zonja Mogherini në fakt e falënderoi opozitën shqiptare dhe si bashkëvepruese dhe bashkëkontribuese në të gjithë këtë proces, ku meritat janë, qoftë të mazhorancës, apo akoma më shumë të opozitës, e cila bën kalime mbi veten e saj për të dhënë një mundësi shumë më të madhe Shqipërisë dhe shqiptarëve, sepse në fund të fundit jeta politike e politikanëve shqiptarë është një jetë politike.
Sigal