Kryemadhi: Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike

452
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në rrjetin e saj social Facebook, është shprehur në lidhje me zgjedhjet e djeshme në Republikën e Kosovës si një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike

Ja postimi i plotë:

Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.

Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj.

Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.

Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtjeshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë. 🇦🇱 🇽🇰