Kryemadhi: Viti 2020, viti i fitores, të bëhemi bashkë për të rrëzuar ‘Rilindjen’

546
Sigal

Gjatë fjalës së saj, në një takim me strukturat e partisë në Korçë, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se kemi përballë një qeverisje të korruptuar dhe se viti 2020 do të jetë viti i rezistencës. 

“Do të jetë viti që ne do të përballemi me rilindjen, e cila ka fytyrën e krimit, por do të jetë viti i ndryshimit, viti i shpresës që do të hape dekadën e re, dekadën e shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Që do të hapë dekadën e forcimit dhe të ngritjes së familjes shqiptare sepse vetëm duke pasur një familje shqiptare të fortë. Një familje shqiptare, e cila rritet dhe forcohet çdo ditë, vetëm kështu ne do të krijojmë mundësi të reja për të ndaluar shpopullimin që Edi Rama po iu bën shqiptarëve”.

Pjesë nga deklarata

Viti që sapo kemi hyrë, 2020 do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhtarëve, të interesave kombëtare, të cilët kanë tradhtuar çdo ditë dhe më shumë, jo vetëm interesat kombëtare, por kanë tradhtuar çdo ditë e më shumë dhe qytetarin e tyre.
Do të jetë viti që ne do të përballemi me grupet e hajdutëve të votave.
Do të jetë viti që ne do të përballemi me grabitjen dhe zhvatjen që oligarkët iu bëjnë shqiptarëve.
Do të jetë viti që ne do të përballemi me rilindjen, e cila ka fytyrën e krimit, por do të jetë viti i ndryshimit, viti i shpresës që do të hape dekadën e re, dekadën e shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Që do të hapë dekadën e forcimit dhe të ngritjes së familjes shqiptare sepse vetëm duke pasur një familje shqiptare të fortë. Një familje shqiptare, e cila rritet dhe forcohet çdo ditë, vetëm kështu ne do të krijojmë mundësi të reja për të ndaluar shpopullimin që Edi Rama po iu bën shqiptarëve.
Për të ndaluar largimin e shqiptarëve që Edi Rama po i nxit në mënyrë të tillë për t’i zëvendësuar me realitet të tjera. Vetëm duke qenë të gjithë bashkë, ne do të krijojmë Shqipërinë që kemi ëndërruar. Shqipërinë e të gjithë atyre burrave dhe grave që kanë dhënë jetën për shtetin tonë, që kanë dhënë jetën për flamurin tonë.
Sëmundja e rilindjes që gërryen çdo ditë e më shumë shqiptarët vërtetë është një sëmundje e rrezikshme, sëmundje e cila e dërgon drejt zhdukjes së kombit shqiptar, por është dhe një sëmundje që shërohet. Është një sëmundje që në ia kemi gjetur ilaçin.
Është një sëmundje, e cila e largon menjëherë këtë sëmundje kaq të keqe. Kjo është forca jonë, bashkimi ynë, të gjithë ku jemi, demokrat, socialist, lsi-stë, me parti, pa parti, intelektual, punëtor, fermer kudo që jemi. Nga Tropoja deri në Sarandë për t’u bashkuar të gjithë kudo që jemi, nga Tropoja deri në Sarandë, për t’u bashkuar të gjithë kundër kësaj të keqeje. Ilaçi i vetëm që shëron Shqipërinë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve, që e duan Shqipërinë, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë farë të keqe anti shqiptare, që zgjohet çdo 100 vjet, që gjithmonë kur Shqipëria është e dobët, është e vobektë, është e pafuqishme, nxjerrin rrënjët e tyre për t’i marrë frymën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Prandaj, forca, besimi, atdhedashuria për vendin dhe për flamurin tonë, do të na bëjë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje. Sepse politika anti shqiptare e Edi Ramës, filloi me shkatërrimin e sistemit arsimor, filloi me rrënimin e shëndetësisë, filloi me shkatërrimin e infrastrukturës, filloi me varfërimin e shqiptarëve, për ta çuar deri në atë pikë që njerëzit me shkollë, me mend dhe me para të largohen nga Shqipëria sepse nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre, të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të ndërtojnë familjet e tyre. Prandaj strategjia dhe plani i para 150 viteve i qarqeve anti shqiptare, vetëm Edi Rama mund t’ia realizonte këtë me rilindjen e tij. Sepse fasadat dhe ngjyrat e Edi Ramës nuk ishin gjë tjetër veçse mbulimi dhe mburoja e planit për të shkatërruar Shqipërinë, për t’i përçarë shqiptarët dhe për të shkatërruar kombin tonë.
Prandaj të gjithë bashkë kudo që jemi të mos ndalojmë, të trokasim derë më derë, të ndryshojmë këtë realitet, të forcojmë njëri tjetrin, të shtrëngohemi dorë më dorë, për ta rrëzuar shtetin e Edi Ramës, për të rrëzuar shtetin e krimit dhe për të rrëzuar këtë njeri, i cili çdo ditë e më shumë jo vetëm varfëron shqiptarët, por edhe shkatërron vendin tonë.

Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë familjet tuaja, Zoti e ruajttë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Faleminderit!