Kryemadhi uron Festën e Novruzit dhe ironizon Veliajn: Suksese atij dhe ca ka ai nga mbrapa!

599
Sigal

Kryetarja e LSI bëri urimin e saj tradicional për Ditën e Sulltan Nevruzit për shqiptarët. Pas vizitës zyrtare ajo u ndal për një deklaratë të vogël përballë mediave kur përpos urimit për festën ishte e pamundur të mos flitej edhe për politikë.

Ajo krahasoi rëndësinë e kësaj dite me aktin e madh të dashurisë për atdheun përmes djegieve të mandateve nga ana e opozitës.

E pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit Meta dhe zonja Kryemadhi refuzoi të përgjigjej ndërkohë që sa i përket kandidimit për herë të dytë të kryebashkiakut Veliaj, ajo tha se nuk ka ndër mend të flasë për politikë në ditë feste, por gjithësesi uroi Veliajn në mënyrë ironizuese.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë, 22 marsi është dita e Sulltan Novruzit, por është në fakt edhe dita e demokracisë njerëzore sepse Abaz Aliu luftoi për demokraci njerëzore, ashtu edhe sikurse në 22 mars u vendos shumë kohë më përpara pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri.
Kështu që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, ku çelin lulet pafundësisht, mund ta prishësh edhe ta shkelësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën, kështu që në këtë ditë kaq të mrekullueshme, në këtë ditë të ringjalljes të shumë vlerave unë ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, bektashinjve shumë më shumë nga të gjithë sepse ata janë ata që e festojnë dhe që e gëzojnë, por edhe të gjithë shqiptarët sepse bashkëjetesa fetare është ajo, e cila i ka bërë shqiptarët popullin më të veçantë. Siç është kjo bashkëjetesë fetare, të jetë dhe bashkëjetesa e shumë vlerave të tjera, të cilat kanë nevojë.

Znj. Kryemadhi Kryegjyshit Botëror i Bektashianëve pati dhe një thirrje dhe për politikanët ku iu kërkohej që të tregoheshit më të përmbajtur dhe më të qetë. A do e merrni në konsideratë këtë thirrje? Edhe dialog mes politikës dhe dashuri për kombin.

Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues.
Tashmë, dhe diçka tjetër mund t’iu them përsa i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija të cilët në betejën e Qeberlasë kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë ata që thashë dhe pak më përpara dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore dhe ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët.

Si e komentoni deklaratën e Presidentit Meta për të lënë mandatin?

Më falni, e para njëherë sot është ditë feste mendoj që mjaft për sot mos i merrni të gjitha që sot, ka ditë të tjera.

Nesër Erion Veliaj çel fushatën për një mandat të dytë, a do të ketë një qëndrim nga opozita?

I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Novruzi, nesër flasim për Erionin dhe ça ka mbrapa Erionit.
Gjithë të mirat dhe gëzuar!”