Kryemadhi tregon “prapaskenat”: Rama i kërkoi kompromis Tahirit “Ik mo burrë vetëm dy orë”

492
Një teatër qesharak e ka quajtur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dorëzimin e mandatit nga Saimir Tahiri. Ajo tha se Tahiri ishte një nga ushtarët e vegjël të Edi Ramës dhe lotët e krokodilit janë një shfaqje e shëmtuar.
Po Kryemadhi ka folur për një prapaskenë mes Ramës e Tahirit, një formë kompromisi që kryeministri ia ka kërkuar ish-ministrit të Brendshëm.
“Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është shumë qesharak se më 19 prill vrapo për në seancë për të mos humbur mandatin. Tahiri një nga ushtarët e vegjël të Edi Ramës dhe kërkon ti japë sa më shumë oksigjen të jetë e mundur Edi Ramës. Lotët e krokodilit që shikojmë tek ata që kanabizuan Shqipërinë janë një shfaqje e shëmtuar. Kanabizimi i Shqipërisë nuk solli zhvillim por varfëri dhe kriminalizim të shoqërisë. Rama nuk mund të shpëtojë dot. Tahiri ishte një ushtar i perandorisë së tij, që u bënë qesharak me kodet e tyre.

Bërja kurban vetëm për 2 orë të Saimir Tahirit tregon akoma më shumë që sistemi i drejtësisë janë të kapura në duart e Edi Ramës. Dorëzimi i mandatit nuk është gjë tjetër veçse një kompromis i Edi Ramës për të shpëtuar. Rama ia kërkoi Tahirit me korrierë në telefon. I është lutur Saimir Tahiri hë mor burrë, ik dy orë sa të harrohesh”, deklaroi Kryemadhi.
Sigal