Kryemadhi: T’ia japim shansin LSI-së që të jemi të barabartë me vendet e tjera evropiane

457
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Përrenjasit, prezantohen kandidatët për deputetë të qarkut Elbasan 
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon fushatën e saj në të gjitha qarqet e vendit. Gjatë ditës së djeshme nënkryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi që kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Elbasanit, zhvilloi një takim me banorët e Përrenjasit. Gjatë këtij takimi u prezantuan edhe kandidatët për deputetë dhe u shpalos programi i partisë. E pranishme ishte edhe Zv. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit, e cila u shpreh se vota për LSI-në është votë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. “Vota për LSI-në është votë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave. Vota për LSI-në sot është për një Shqipëri më të mirë, më të begatë, për një familje më të shëndetshme dhe mbi të gjitha për një Shqipëri me të ardhme të ndritur. Ky është shansi ynë. T’ia japim këtë shans LSI-së në mënyrë që t’ia japim këtë shans Shqipërisë që të jemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera evropiane”, – u shpreh Monika Kryemadhi. Ndërsa, kandidati tjetër për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, theksoi në fjalën e tij se politika duhet të jetë shërbëtore e qytetarëve dhe për këtë arsye duhet votuar LSI-në. Haxhinasto tha se rinia shqiptare duhet të ketë në sistem arsimor më cilësor, që të ketë më shumë shanse për të ardhmen. “Nëse duam që politika të jetë shërbëtore e qytetarëve duhet të votojmë LSI-në. Nëse duam që rinia të ketë të ardhme, të ketë mundësi, të ketë shanse, duhet të votojmë LSI-në. Nëse duam një sistem arsimor cilësor, më pak të kushtueshëm, që përgatit njerëzit për punë, që i jep atyre shansin e vërtetë të punësimit, jo diploma që t’i tundin dhe pa asnjë vlerë, duhet të votojmë LSI-në”, – deklaroi Edmond Haxhinasto. Gjatë takimit, kandidatët për deputetë të LSI-së shpalosën programin e LSI-së, që parashikon më shumë vende pune për të rinjtë, ulje taksash dhe një edukim më cilësor.
Sigal