Pas publikimit të megaskandalit lidhur me kompaninë Dunëell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen reagimi i parë nga politika.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar ashpër qeverinë, ndërsa shton se tashmë e kupton se pse nuk dëmshpërblehen banorët e Unazës së Re.

Ja postimi i plotë i Kryemadhit:

Tani e kuptoj ku shkojnë paratë! 🤔😰

E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!

Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.

ATA i dhane vlere tokës aty!

Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Turp, mos u ngopsh!