Kryemadhi takon kreun e ODIHR, Peter Tejler: Problemet, ku “çalon” procesi zgjedhor

518
Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR, Peter Tejler, zhvilloi një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Ai prezantoi raportin e ODIHR për zgjedhjet parlamentare. Ashtu sikundër ka theksuar edhe më herët, Kryetarja e LSI vlerësoi sensin përgjithësisht realist të raportit, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, dhe cenimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor. Për sa i përket sistemit zgjedhor Kryetarja e LSI është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e ODIHR për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.
Sigal