Kryemadhi takim me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Vorës: Shpërndahen 200 karta të reja anëtarësimi

584
Sigal

Gazeta Telegraf/

Deputetja e
LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, takim me strukturat e LSI-së në Bashkinë e
Vorës. Shpërndahen 200 karta të reja anëtarësimi

Kryemadhi: Çdo
anëtar i LSI-së ka një mision në procesin e datës 6 nëntor. Vota e çdo anëtari
të LSI do të tregojë përkrahjen që do të ketë LSI në zgjedhjet e 2017-s   

Kryemadhi:
Zgjedhjet e 2015-s ishin një mësim i mirë për ne për të treguar që njerëzit dhe
mbështetësit e përkrahësit e LSI janë kudo në çdo cep të Shqipërisë

Kryemadhi:
Vëmendja e LSI ndaj Bashkisë së Vorës do të jetë më e madhe, për zgjidhjen e
problemeve dhe ofrimin e mundësive për të rinjtë e të rejat për punësim

Në kuadër të
zgjedhjeve për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të mbahen në 6
nëntor, deputetja Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në
Bashkinë e Vorës. Gjatë këtij takimi u shpërndanë edhe 200 karta të reja anëtarësie.

Në fjalën e saj,
znj. Monika Kryemadhi i vlerësoi zgjedhjet e 6 nëntorit si tepër të rëndësishme
për organizimin dhe ristrukturimin e LSI.

“Në 6 nëntor ne
kemi zgjedhjet për kryetar të partisë dhe delegatët që do të na duhen për të
zgjedhur në Konventën kombëtare, që do të mbahet në dhjetor 2016. Është shumë e
rëndësishme pjesëmarrja e të gjithë të rinjve dhe e të gjithë anëtarëve të
partisë në këtë datë në procesin e votimit. Nuk ka rëndësi se për çfarë
votojmë, por ajo që është më e rëndësishme është pjesëmarrja e anëtarëve. Çdo
anëtar i LSI-së ka një mision në procesin e datës 6 nëntor. Vota e çdo anëtari
të LSI do të tregojë përkrahjen që do të ketë LSI në zgjedhjet e 2017-s. Të
marrësh kartën e anëtarësisë nuk do të thotë thjesht të marrësh një kartë në
portofol apo ta tregosh që unë jam anëtar i LSI. Të marrësh kartën e
anëtarësisë do të thotë të jesh anëtar aktiv i saj, do të thotë që lufton për
LSI-së, punon për LSI-në”, – tha znj. Kryemadhi.

Deputetja
Kryemadhi u shpreh se Bashkia e Vorës është tepër e rëndësishme  dhe theksoi se në këtë bashki janë të gjitha
mundësitë për të arritur rezultate më të larta.

“Ne jemi në
kuadër të organizimit dhe të ristrukturimit të strukturave tona. Tashmë Bashkia
e Vorës nuk është më thjesht një organizatë e vogël në letrat e LSI, ku ka qenë
shumë e vështirë për të pasur dhe për të gjetur anëtarë të LSI.  Zgjedhjet e kaluara të 2015-s tregoi që LSI
në Vorë po punon dhe i ka njerëzit që e përkrahin me djem dhe me vajza.
Zgjedhjet e 2015-s ishin një mësim i mirë për ne për të treguar që njerëzit dhe
mbështetësit e përkrahësit e LSI janë kudo në çdo cep të Shqipërisë. Në Vorë
ata ishin jashtëzakonisht prezent. Uroj që ky rezultat jo vetëm të mbahet në
zgjedhjet e 2-017, por të rritet edhe më tutje sepse e them këtë pasi shikojmë
mundësitë e mëdha që ka kjo Bashki”, tha znj. Kryemadhi.

Gjatë
bashkëbisedimit, znj. Kryemadhi theksoi se vëmendja e LSI ndaj Bashkisë së
Vorës do të jetë më e madhe, jo thjesht në aspektin e punësimit të njerëzve,
por se sa është zgjidhja e problemeve dhe ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe
të rejat për punësim.

“Jo vetëm për
Bashkinë e vogël të Vorës, por edhe për komunat e saj rreth e qark, për
mundësinë e investimit në bujqësi që njerëzit ta shikojnë mundësinë e tyre në
zhvillimin e bujqësisë, ta shikojnë mundësinë e tyre në zhvillimin e të gjithë
infrastrukturës, jo vetëm në bujqësi, por edhe në edukim, edhe në arsim, edhe
në infrastrukturë, edhe në industri”, tha deputetja e LSI, e cila vlerësoi dhe
angazhimin e grave dhe të vajzave në politikë.

“Do të dëshiroja
shumë që të gjitha  këto takime t’i bënim
në të gjitha komunat dhe fshatrat që e përbëjnë Bashkinë e Vorës, sepse dua të
them se edhe pjesëmarrja e gjithë këtyre grave dhe e vajzave është një obligim
edhe më i madh, sepse për një grua dhe një vajzë që të merret në zonat jashtë
Tiranës, të merret me politikë, është shumë më e vështirë, për të vetmen arsye
jo vetëm të mentalitetit, por edhe të infrastrukturës dhe të mundësive shumë të
pakta që i ofrohen grave dhe vajzave në bashki të vogla siç është Bashkia e
Vorës. Unë shpresoj që angazhimi i tyre të jetë shumë më i madh në politikë,
sepse sa më i madh të jetë angazhimi i tyre, aq më e emancipuar është politika
dhe aq më e zhvilluar është edhe shoqëria në të cilën ne shpresojmë që ta
zhvillojmë dhe ta rrisim më tej Lëvizjen Socialiste për Integrim”, – theksoi
znj. Kryemadhi.