Kryemadhi takim me kongresmenin Engel: SH.B.A aleat strategjik dhe i pazevendesueshem per Shqiperine

423
Kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Znj. Monika Kryemadhi u prit ne nje takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptareve, Z.Elliot Engel.
Takimi u fokusua ne zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi.
Znj. Kryemadhi pasi falenderoj Z.Engel per mikpritjen e ngrohte, vleresoi rolin dhe kontributin e tij te vazhdueshem per Shqiperine dhe shqiptaret, per zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik te Shqiperise, si dhe per forcimin e shtetit ligjor dhe demokracine ne vend.
Znj. Kryemadhi duke u ndalur tek marredhenjet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhene nder vite nje ndihme te jashtezakoshme historike per Shqiperine qe ajo te kaperceje me sukses sfidat e medha me te cilat eshte perballur dhe te hedh hapa te sigurte drejt zhvillimit. 
“SH.B.A eshte aleati yne me i madh strategjik dhe ka nje rol te pazevendesueshem ne historine, te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise” – tha kryetarja e LSI-se.
Gjithashtu, znj.Kryemadhi beri nje ekspoze sintetike te situates aktuale politike ne vend duke vene theksin tek problematika e kanabizimit, te trafiqeve, si dhe luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. 
Znj. Kryemadhi foli edhe per domosdoshmerine e avanciimit te zbatimit rigoroz te reformes ne drejtesi. “Zbatimi i reformes ne drejtesi ka rendesi jetike per qytetaret shqiptare dhe klasa politike ka pergjegjesi madhore per te mos humbur me kohe ne kete proces”.
Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vleresoi miqesine e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbeshtetjen e SH.B.A ne proceset e metejshme demokratizuese ne Shqiperi si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje.Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme per Shqiperine do te kene gjithmone mbeshtetjen e SH.B.A.
Sigal