Kryemadhi sulmon ashpër Ramën dhe Bashën: Bënë pakt për interesat e familjeve të tyre

446
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka sulmuar nga Belshi kryeministrin Edi Rama dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha sa i takon marrëveshjes që këta të dy lidhën dy ditë më parë.
Ajo theksoi se politikanët kanë në thelb interesat e tyre të ngushta, apo të miqve në politikë, duke thumbuar kështu Ramën dhe Bashën. Ajo çka ra në sy gjatë fushatës elektorale të LSI ishte dhe fakti se Kryemadhi, kishte zgjedhur të hipte sipër një karroce me kalë.
“Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi. Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë. 

Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë. ”, shkruan Kryemadhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut.
Sigal