Kryemadhi: Socialistët do t’i bashkohen protestës së 16 Shkurtit

453
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi apeloi socialistët e vërtet që të marrin në dorë partinë e tyre dhe të mos lejojnë shkatërrimin e Partisë Socialiste nga Rilindja dhe Edi Rama. Kryemadhi tha se Partia Socialiste i përket socialistëve të vërtet, të cilët janë të zhgënjyer nga qeverisja e Rilindjes. Kryetarja e LSI tha se në 16 shkurt socialistët do ti bashkohen protestës së madhe. “Prandaj po ju them edhe njëherë, mblidhni radhët e PS, merreni partinë në dorë, mos shkatërroni këtë aset të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve. Pavarësisht ndryshimeve qe kemi sepse nesër do jetë shumë vonë për ju, por dhe për shqiptarët. Partia Socialiste, nuk është as e Edi Ramës as e Rilindjes, as e grupeve të tij financiare. PS është e socialistëve”, tha gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.