Kryemadhi: Shteti është kapur nga krimi, varfëria ka pushtuar Shqipërinë

650
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Dibër, theksoi se shteti është kapur nga krimi. Ajo tha se varfëria sa vjen e rritet dhe e gjitha kjo për shkak se kryeministri Rama ka zgjedhur të bëjë aleancë me krimin dhe jo me qytetarët. “Shteti është i kapur nga krimi, varfëria është në rritje. Ju e dini se sa më i varfër të jesh, aq më lehtë kapesh nga droga dhe krimi. Investitorët e huaj nuk afrohen në Shqipëri, pasi e shohin vendin tonë si Kolumbinë e Evropës”, tha Kryemadhi.
Sigal