Sigal

Kryetarja e LSI-së deklaroi në opinion se ngjarja e Fushë Krujës nuk ishte surprizë. Sipas saj historitë e dhunës janë fryt i “licencës” që kryministri Rama u ka dhënë bandave dhe kriminelëve.

“Ngjarja e fushë-krujës nuk është suprizë. Kemi kohë që diskutojmë dhunën dhe rastet e intimidimit të njerëzve. Nuk kemi një PS që drejton maxhorancen, por një celulë kriminale. Këta njerëz dhunojnë, vrasin dhe i mbyllin gojën njerëzve. Rama u ka dhënë licencsën për katër vjet këtyre bandave , dhe taksa që ata paguajnë janë ditën e zgjedhjeve.”

“Situata është dramatike dhe tragjike, edhe për shkak të ekonomisë. Rasti i Xhisieles krijoi pasiguri te njerëzit. Opinioni publik nuk beson te politika. Mungesa e besimit është shumë e madhe. Detyra jonë është të dalim dhe të flasim. Opozita deri më sot ka qenë alibi e mazhorancës. Ne do ta rrezojmë Edi Ramen. Do dalim në rrugë dhe do flasim me qytetarët. Sfidë e opozitës është që të bindë qytetarët që të dalin në rrugë dhe të rrëzojë këtë të keqe të madhe. Ky sekt kriminal nuk rrëzohet i vetëm. Sot ka ardhur koha që të gjithë të dalin ta rrëzojnë. Nuk mund të jemi alibia e Ramës në parlament. Nuk mund të them qe ky Parlament është normal” tha Kryemadhi.