Kryemadhi: Rama po intimidon drejtues të LSI, Tahiri i bën shantazh

512
Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e ish-ministrit Saimir Tahiri nga mandati i deputetit. Kryemadhi tha se Tahiri nuk ka pasur asnjë fjalë të sinqertë në ato që ka thënë. Kryemadhi është shprehur se Tahiri duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën, ndërsa ky i fundit po intimidon drejtues të LSI-së. “Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe show. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën. Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejt. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, që intimidojnë drejtues të LSI-së. Kjo gjë do ndodhë, por jo për shumë kohë, se gjithçka do i bjerë mbi kokë Edi Ramës”- tha Kryemadhi.
Sigal