Kryemadhi: Rama do të rrëzohet nga rinia

627
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi se kryeministri Edi Rama do të hyjë në histori si njeriu që e rrëzoi nga pushteti rinia. “Unë të siguroj që do jesh pjesë e historisë dhe teksteve shkollore ndoshta pas 50 vitesh. Ku në to do shkruhet: U përpoq me sa mundi të largonte shqiptarët nga vendi i tyre. Shkatërroi ekonominë, sundoi me banda, me menyrën si qeverisi largoi nga vendi mjekët, infermierët, mësuesit, inxhinierët, ekonomistët, intelektualet dhe mbi të gjitha helmoi shpresat e rinisë. Por të siguroj zoti kryeministër se në kapitullin tënd të historisë do të shkruhet gjithashtu: E rrëzoi nga pushteti rinia dhe e dënoi me pak vonesë drejtësia”, vijoi ajo. Ajo tha se kjo qeveri ka vetëm një projekt politik, “Shqipëria në shitje”. “Qeveria jonë shurdh-memece e qorre as e ndjen a janë gjallë ata njerëz apo kanë ushqim për fëmijët e tyre. Kjo qeveri mendon për ta vetëm në ditën e votimit për të blerë votën. Nuk mendon si t’i punësojë shqiptarët, po t’i taksojë dhe gjobisë. Rruga e Kombit që lidhi vëllezërit e gjakut, rrezikon të kthehet në vijën e demarkacionit të ri mes Shqipërisë e Kosovës. Për çfarë integrimi flasim kur veriu i Shqipërisë duhet të paguajë dhe taksën e izolimit. Ka vetëm një projekt politik “Shqipëria në shitje”, tha Kryemadhi.
Sigal