Kryemadhi: Qytetaria triumfoi mbi banditizmin

455
Fitorja e kandidatit të Partisë Demokratike, Isa Sakja për kreun e Bashkisë Kavajë, është përshëndetur edhe nga nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një mesazh të publikuar në rrjetin e saj social Facebook, Kryemadhi thotë se qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e territorit. Ajo i shpreh mirënjohjen kandidatit të LSI -së që doli i treti , por nuk heq dorë edhe nga slogani “LSI forcë e parë”. “Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarësisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e territorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë, LSI forcë e paparë”, shkruan Kryemadhi.
Sigal