Kryemadhi: PS-ja është e drurëve të shtrembër, LSI rol jetik për fatin e vendit

480
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehu edhe një herë qëndrimin opozitar të LSI-së ndaj qeverisë si dhe vijoi me akuzat e lidhjes së Ramës me krimin.
Krymadhi tha se “ndryshe nga qeveria e Ramës që është zëri i krimit, LSI ka qenë zëri i qytetarave gjithmonë në mbrojtje të kauzës të drejtë”
“Gjithçka LSI kishte paralajmëruar për lidhjet e qeverisë me krimin, doli e vërtetë. Grupe të njohura kriminale si suport i Rilindjes, arritën që me mbështetjen e policisë të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Rast i paprecedent kur një ish-ministër përfshihet në aktivitet kriminal. Në një vend normal qeveria duhet të jipte dorëheqjen. Qëndrimi i LSI, në qershor fituan numrin më të madh të vendeve në parlament dhe numrin më të madh të votaev në historinë e partisë sonë. LSI ka thënë edhe më parë se Rama është zëri i krimit, dhe prandaj investitorët e huaj janë të frikësuar, është kjo lidhje që ka prishur imazhin tonë në arenën ndërkombëtare. Rritja e papunësisë, shkurtimi i vendeve të punës.
Partia Socialiste është partia e drurëve të shtrembër, ndërsa LSI ka qenë zëri i qytetarave gjithmonë në mbrojtje të kauzës sonë të drejtë. Roli ynë në opozitë është jetik për demokracinë në vend,” tha Kryemadhi.
Sigal