Kryemadhi: Protestat, studentët do ti tregojnë Edi Ramës që nuk mund të shkatërrojë të ardhmen e të rinjve shqiptarë

533
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se studentët shqiptarë janë të bashkuar pavarësisht flamujve partiak, dhe se ata do ta çojnë deri në fund këtë lëvizje deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Kryemadhi tha se studentët shqiptarë do ti japin një mësim shumë të mirë kryeministrit Rama, të cilin kurrsesi nuk mund ta lejojnë që të shkatërrojë të ardhmen e shqiptarëve dhe të të rinjve shqiptarë. “Studentët shqiptarë janë të bashkuar pavarësisht flamujve politik, pavarësisht bindjeve të tyre politike, pavarësisht besimit të tyre fetar. Studentët shqiptarë janë të bashkuar për ta çuar deri në fund këtë lëvizje për të plotësuar 8 kërkesat e tyre, dhe kjo është e qartë. Në radhët e protestës ka eurosocialistë, ka demokrat, ka komunistë, ka ballistë, ka legalistë, ka LSI-stë, ka pa parti fare, ka veprimtarë të shoqatave joqeveritare, ka neo-komunistë, nuk ka asgjë të keqe, por ka vetëm një qëllim realizimi i 8 kërkesave të studentëve për t’i dhënë një mësim të mirë Edi Ramës dhe kujtdo që është mbrapa Edi Ramës, që ne nuk do të të lëmë ty që të bësh si të duash, ne nuk do të lëmë ty që të shkatërrosh të ardhmen e shqiptarëve dhe të të rinjve shqiptarë. Protesta e studentëve do jetë një protestë, e cila nuk do të ndalojë deri sa të plotësohen 8 kërkesat sepse 8 kërkesat e studentëve nuk janë kërkesa partiake, por janë kërkesa politike, ekonomike. Sepse studentët nuk përfaqësojnë veten e tyre, përfaqësojnë familjarët e tyre, përfaqësojnë familjarët e tyre, të cilët sakrifikojnë çdo ditë, çdo orë të ditës për të fituar 5 lekë, në mënyrë që të paguajnë fëmijët e tyre shkollën”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.