Kryemadhi: Protestat nuk do të ndalojnë, deri në largimin e Edi Ramës

456
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se protesta e djeshme ishte protesta e të rinjve dhe e studentëve, të cilët u mashtruan dhe ende nuk u është plotësuar asnjëra prej tetë kërkesave të tyre. “Sot është protesta e të rinjve, është protesta e studentëve. Mbasi dëgjuan pardje fjalimin e Paktit të Mashtrimit, Rama akoma nuk ka parë gjë akoma. Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibilizuar më shumë se kushdo tjetër.

Por po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës, po sensibilizojmë edhe atë pjesë të Rilindjes, e cila e kupton vetë që çdo gjë ka marrë fund, por është vetëm një zvarritje, e cila shton edhe më shumë dëmin në radhët e Partisë Socialiste, se sa opozitës së vërtetë shqiptare. Protestat nuk do të ndalojnë, 13 prill, 23 prill deri sa në Shqipëri të vendoset njëherë e mirë një sistem i vlerave dhe jo një sistem i antivlerave që ka ngritur Edi Rama.”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.