Kryemadhi: Protesta e shqiptarëve para godinës ku gatuhet krimi, do vijojë deri në rrëzimin e Ramës

559
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se reagimi i qytetarëve ndaj qeverisjes së Edi Ramës do të vijojë. Duke e cilësuar protestën e 27 janarit më të madhen në këto vitet e fundit, ajo tha se me këtë pjesëmarrje shqiptarët treguan se janë të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës.
Teksa u ndal tek situata ekonomike në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, Kryemadhi theksoi se reagimi i qytetarëve nuk do të ndalet deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.
“Nesër do të jemi më shumë pasi protesta jonë sapo ka nisur. Do të vijojmë deri në rrëzimin e klikës arrogante dhe pushtetin e Ramës. Do të falënderoj të gjithë ata punonjës së policisë që qëndruar, dhe nuk u bërë pre e provokimeve të segmenteve që qeverisë. Po kështu u tentuan të intimidonin protestuesit gjatë kthimit të tyre në shtëpi, duke u ndaluar me orë të tëra në rrugë t Tiranës dhe qytete të tjera.

Në gjithë këto vite nuk e kishte parë bulevardi dëshmorët e kombit këtë pjesëmarrje në protestë

Protesta e 27 janarit nuk është thjesht një parakalimin përpara godinës ku gatuhet krimi në Shqipëri, por për t’i treguar Ramës se sapo ka filluar beteja për ta rrëzuar atë. Kjo nuk është një betejë e opozitës, por gjithë popullit shqiptarët kundër papunësisë, emigracionit, mungesës së mundësive, dhe kundër kësaj klike që i varfëron çdo ditë e më shumë. Protesta e së shtunës është vetëm fillimit, dhe nuk do të ndalet më deri në largimin përfundimtar të Ramës. Shqiptaret kanë vrarë frikën që Rama instaloi duke blerë votat me paratë e drogës. Shqiptarët e kuptojnë se më e keqja që kanë është Edi Rama dhe qeverisja e tij”, u shpreh kryetarja e LSI.
Sigal