Kryemadhi: Përballem me Doshin dhe Berishën, nuk e njoh “Tonin”

441
Sigal

TIRANE – Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës që pretendohet nga deputeti Tom Doshi se ka njohje me Tonin e Kombinatit, është paraqitur dje në mbrëmje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka dhënë dëshminë e saj me atë që di rreth këtij atentati. Pas rreth 2 orë e 10 minuta në Prokurori, Kryemadhi pasi doli nga Prokuroria tha për mediat se: “Meqë malësori Tom dhe malësori Sali Berisha merren me gratë dhe fëmijë isha në prokurori për të dhënë shpjegimet. Jam gati të ballafaqohem në prokurori me Tomën dhe gjithë shokët e tij për çdo problem që ai ka. Meqënëse përmenden gjithë familjarët dua ta siguroj Tomën se gjyshja ime ka vdekur, nëse mendon se do ta shpëtojë në rastin e tij”.
 
Bashkëshortja e kreut të Kuvendit nuk iu përgjigj pyetjes nëse e njeh apo jo Fation Skenderin. Sipas Tom Doshit zonja Kryemadhi kishte njohje me Fatjon Skënderin, personi që ndërmjetësonte porosinë e vrasjes.
 
Sipas Tom Doshit, zonja Kryemadhi kishte edhe se ai ishte pronar i lokalit “Viva” në zonën e ish Bllokut, vend në të cilin deputeti pretendon se u organizua vrasja e tij. Shumë pranë lokalit, ndodhet dhe banesa e Ilir Metës në qendër të ish-bllokut. Dëshmia e Monika Kryemadhit ka zgjatur deri në orët e vona të natës së djeshme, ndërkohë që nuk është arritur të mësohet rreth asaj ka dëshmuar Kryemadhi. Lidhur me këto hetime prokuroria pritet që në ditët në vijim do marrë tablatet telefonike të shumë prej dëshmitarëve për të verifikuar thënien e tyre, ndërkohë që në pyetje do merren dhe shumë persona të tjerë, të cilët kanë rënë në dijeni të këtij atentati të mundshëm, kohë më parë dhe që nuk e kanë referuar në prokurori.

Ora 22:10 Kryemadhi në Prokurori: Nuk e njoh Tonin
Burime për median bëjnë të ditur se Monika Kryemadhi ka mohuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se i ka deklaruar deputetit Tom Doshi se e njeh Fatjon Skënderin i njohur ndryshe si Toni.

“Jam takuar me Doshin. Nuk e kam pranuar që njoh Tonin.”- mësohet të ketë thënë bashkëshortja e kreut të Kuvendit Ilir Meta përballë hetuesve të çështjes.

Me këtë deklaratë, deputetja Kryemadhi hedh poshtë pretendimin e Tom Doshit se ajo i ka pohuar në një takim ku ka qenë i pranishëm edhe Ilir Meta se e njihte “Tonin”.

Ora 21:40 Kryemadhi: Gati të përballem me malësorin Tom e malësorin Sali Berisha
Pas rreth 2 orë e 10 minuta në Prokurori, Kryemadhi tha për mediat se: “Meqë malësori Tom dhe malësori Sali Berisha merren me gratë dhe fëmijë isha në prkurori për të dhënë shpjegimet. Jam gati të ballafaqohem në prokurori me Tomën dhe gjithë shkokt e tij për cdo problem që ai ka. Mëqënse përmenden gjithë familjarët dua ta siguroj Toma se gjyshja ime ka vdekur, nëse mendon se do ta shpëtojë në rastin e tij”.  Bashkëshortja e kreut të Kuvendit nuk iu përgjigj pytjes nëse e njeh apo jo Fation Skenderin. 

Tom Doshi: Monika Kryemadhi e njihte Tonin
Tom Doshi gjatë një interviste ka deklaruar se Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës e njihte Fatjon Skënderin me pseudonimin Toni i Kombinatit.
 “Meta thirri edhe Monikën. Pyeti Monikën dhe i tha ti e njeh Tonin? Po i tha Monika, Toni i Kombinatit. A e di, i tha, ku e ka lokalin? Po, i tha, afër shtëpisë tonë.”- tha Doshi gjatë një interviste televizive