Kryemadhi: PD është më e majtë se PS, vendi ka nevojë për njerëz të përulur dhe jo arrogantë

533
Monika Kryemadhi asnjëherë nuk i ka fshehur kritikat e saj nga qeverisjes së PS.

E ftuar mbrëmjen e të enjtes në emisionin Kryemadhi, teksa u pyet nëse do të bënte koalicion me PD-në pas zgjedhjeve, e la të hapur këtë si mundësi, teksa e vlerësoi këtë parti më të majtë se vetë PS-ja.

“Ne do bëjmë koalicion me kë të na përputhet programi, pavarësisht se jemi parti e qendrës së majtë. PD është më e majtë se PS”. – tha Kryemadhi.

Ndërsa pyetjes nëse e meriton vendi të ketë sërish kryeministër Edi Ramën pas 25 qershorit, Kryemadhi u përgjigj shkurt: “Skeptike jam. Vendi ka nevojë për njerëz të përulur dhe jo arrogantë”.

Këto deklarata vijnë në një moment që marrëveshja mes Ramës dhe Bashës po shihet si një pakt që pas zgjedhjeve parlamentare, dy partitë e mëdha të bashkëqeverisin në një koalicion me bazë të gjerë.
Sigal