Kryemadhi: Opozitë e bashkuar kundër mafias: Të ndalet narkoshteti! Vlerësim qëndrimit amerikan

664
Kryemadhi: Opozitë e bashkuar kundër mafias

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh se urdhër-arrestet për 3 ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri. “Përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat tona dhe të një pjese të medias se Narkoshteti nuk ka ndaluar aktivitetin e tij. Askush më mirë se sa Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai së bashku me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Sajmir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizje të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre”, u shpreh Kryemadhi. Sipas drejtueses së LSI-së, më shumë se kurrë Fronti Opozitar kundër krimit të organizuar dhe mafies që mban peng pushtetin e blerë me votat e drogës, duhet të bashkojë forcat dhe të shporrë njëherë e mirë nga pushteti këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë. Kryemadhi përshëndeti deklaratën e ambasadorit të SHBA në OSBE për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë në këtë situatë për të cilën ndodhet Shqipëria. 
Sigal