Kryemadhi niset drejt sheshit: Protestën e ka besuar Perëndia, Edi Rama ka mbetur i vetëm…

583
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tha se protestën e opozitës e ka bekuar edhe perëndia.
“Ju e shikoni se sot është diell, asgjë nuk do të ndodhë në protestë. Qytetarët janë bashkuar sot, janë entuziastë dhe siç duket një fije shprese ka lindur në shpirtin e tyre, edhe pse të varfër ekonomikisht.
Ky është një sinjal i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë, që të mos largohen nga Shqipëria. Çizmja është për atë që ka mbetur i vetëm, jo për shqiptarët. Ai i ka bërë Shqipërisë atë që nuk ia bëri askush tjetër, Edi Rama është vetëm”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat, pak minuta para nisjes së protestës.
Sigal