Kryemadhi nga Elbasani: Në këtë 105-vjetor të reflektojmë për arritjet dhe gabimet

572
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi qytetin e Elbasanit për të bërë një urim me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë. Kryemadhi është shfaqur përkrah kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe deputetëve të tjerë të LSI dhe PS në këtë ditë të shënuar. Kryemadhi u shpreh se, në këto 105 vite histori ne duhet të reflektonim si politikë dhe si popull për të gjitha arritjet dhe gabimet tona kështu të gjithëve së bashku u uroi, gëzuar 28 Nëntorin për të qenë të pavarur dhe të lirë për ta zhvilluar vendin tonë. “28 nëntori është një ditë mjaft e shënuar për të gjithë shqiptarët. Përfitoj nga rasti ti përshëndes për këtë datë historike e cila na kujton dhe na rikthen në identitetin tonë si shqiptar dhe na kujton gjithë mundin dhe sakrificat e rilindësve, patriotëve dhe atdhetarëve për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Në këto 105 vite histori ne duhet të reflektojmë si politikë dhe si popull për të gjitha arritjet dhe gabimet tona, kështu të gjithë së bashku ju uroj, gëzuar 28 Nëntorin për të qenë të pavarur dhe të jemi të lirë për ta zhvilluar vendin tonë”, u shpreh Kryemadhi.
Sigal