Kryemadhi: Në zgjedhjet parlamentare garojmë së bashku me PD-në

542
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk do futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa dorëheqjen e Ramës dhe pa qeveri teknike. Megjithatë në rast se do ketë zgjedhje të parakohshme, atëherë PD dhe LSI do garojnë së bashku në koalicion. Kryemadhi e ka pohuar këtë, ku shtoi se opozita po punon për gjetjen e një emri për koalicionin. “Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, do të tërhiqet Rama vetë, se nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ne po identifikojmë kandidatët për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, kemi nisur procesin e vettingut për kandidatët, në krye të kësaj strukture është Klajda Gjosha. Jemi në përgatitje të gjetjes së emrit të një koalicioni për zgjedhjet. Ne jemi në diskutime dhe do të shkojmë me kandidatë të përbashkët me PD-në. Ne si LSI jemi duke përpunuar programin. Ne kemi rënë dakord me Bashën, jemi në proces të përpunimit të materialeve tona.” tha Kryemadhi.