Kryemadhi në Universitetin e Pekinit: Shqipëria potencial të madh në fushën e turizmit

591
Sigal

Delegacioni i LSI u prit nga stafi drejtues i Universitetit të Unionit të Pekinit, i mirë njohur për një ndër departamentet më të mëdha në botë në fushën e turizmit. Kryemadhi, kryetarja e LSI-së paraqiti potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor. Ajo u shpreh se, sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë. Stafi drejtues i Universitetit vlerësoi angazhimin e LSI-së në fushën e arsimit dhe rinisë dhe shprehen interesin për të thelluar bashkëpunimin me Universitetet shqiptare në fushën e përgatitjes së kapaciteteve në sektorin e turizmit. Mendimet kryesore u hodhën për të ngritur forume të përbashkëta të pedagogëve, studentëve dhe sipërmarrësve si edhe hartimin e një platforme shkëmbimesh me Universitetet në Tiranë. Kryemadhi ndoqi me vëmendje aktivitetet e studentëve të Universitetit dhe demonstrimet në kulinari e mikpritje. Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Universitetet shqiptare. Instituti “Konfuci” është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxisim bashkëpunimin. Monika Kryemadhi vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë nga Ambasada e Kinës në Tiranë për të promovuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për të nxitur me shumë investimet në Shqipëri.