Kryemadhi: Mogherinit i doli kundër dhe Renzi. Ajo nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë

434
Sigal

E pyetur në emisionin “Të Pakespozuarit” në lidhje me deklaratat proqeveritare të Komisioneres Mogherini, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nuk pret nga Komisionerja që ti dhimbsen shqiptarët, përsa kohë që ajo nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, për kapjen e Reformës në Drejtësi dhe për eksodin masiv të 500 mijë shqiptarëve. Kryemadhi theksoi se Mogherinit i doli kundër edhe Mateo Renzi, i cili tha se Komisonerja ishte një dështim për politikat e jashtme të Komisionit Europian. Kryemadhi tha se Mogherini ka të përbashkët me kryeministrin Rama dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare. “Nga data 23 deri më datë 26 Mogherini nuk është më sepse bëhet zgjedhjet në gjithë Evropën dhe janë në skenë personazhe të tjera. Kur asaj i doli kundër edhe Renzi që tha dështoi politika e jashtme e Komisionit Evropian, unë nuk pres që Mogherini që ishte partizane e korrigjimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë, nuk foli një fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, që s’foli një fjalë për një reformë drejtësie e cila po kapet çdo ditë e më shumë nga krimi i organizuar dhe nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo që të flasë qoftë edhe një fjalë për 500 mijë shqiptarët që kanë ikur emigrantë. Unë pres që Mogherini të puthet në buzë me Edi Ramën siç ka bërë se kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëri- tjetrin, dashurinë për Rusinë dhe dashurinë anti-shqiptare që kjo është shumë e qartë dhe nuk pres as që Mogherinit t’i dhimbsen shqiptarët”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.