Kryemadhi: Me paratë e koncesioneve, rindërtoheshin shtëpitë e dëmtuara në Lac dhe Thumane

706
Sigal

Pjesë nga takimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me strukturat e Lezhës:

Reforma zgjedhore është pika e fundit që ne si opozitë e bashkuar, mbyllim të gjitha detyrimet tona, ndaj BE dhe ndaj partnerëve tanë. Por nuk mbyllim detyrimet tona ndaj shqiptarëve dhe ndaj të rinjve dhe të rejave. Prandaj mbas reformës zgjedhore dhe mbas këtij angazhimi të fundit tonin përballë BE dhe partnerëve tanë strategjik, detyra jonë vazhdon më tej për të rikthyer në Shqipëri, demokracinë, vlerat e vërteta të meritokracisë dhe për të rikthyer shtetin në linjat kushtetuese. Sot mbas luftës së dytë botërore, nuk ka bërë vaki në historinë jo vetëm të BE por dhe të KE që Këshilli i Europës padit në Komisionin e Venecias parlamentin e Rilindjes duke pasur parasysh ligjin antishpifje. Por çfarë është ky ligj? Mos kujtoni që ligji antishpifje do të dënojë Toyota Yaris, do të dënojë Unazën e Re që sot në dyert e Prokurorisë shqiptare dhe në dyert e gjithë gjykatave shqiptare qëndrojnë pensionistë me pensione sociale prej 50 mijë lekë të vjetra në muaj që jo vetëm që nuk u dalin as për tu ushqyer e për të paguar drita dhe ujë por përballen në dyert e gjykatave shqiptare sepse prej 10 mijë lekë të vjetra nuk kanë paguar energjinë elektrike. Cili është ligji antishpifjes i cili do dënojë rrugën Milot Balldren? Që besoj që qytetarët e Lezhës e dinë më mirë se kushdo tjetër që personi që ka fituar Milot Balldren ka falimentuar ekonomikisht? Është me fatura të papaguara me miliona euro? Ky koncensionar i cili në studimet e fizibilitetit të qeverisë shqiptare nuk kushton më shumë se 102 milionë euro firmoset nga Edi Rama dhe falangat e tij kriminale prej 350 milionë euro. Ku me këto para mund të ndërtonte shumë mirë të gjithë zonën e Thumanës dhe Lacit të cilat u dëmtuan në tërmetin e 26 nëntorit.