Kryemadhi: Me këto që kanë ndodhur, në një vend tjetër Rama s’rrinte as një sekondë kryeministër

452
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emsionin “360 Gradë” në Ora News, është shprehur se kjo opozitë nuk mund të quhet radikale pasi nëse këto që po ndodhin në Shqipëri do të ndodhnin në një vend tjetër,  institucionet do ishin pushtuar me dhunë dhe armë institucionet.

“Në këto 30 vite është nga opozitat më konstruktive, sepse në çdo vend nëse do të ndodhte ajo që ka ndodhur në Shqipëri, nuk po hyj tek koncesionet, mjafton të lexosh raportin e “DASH”, “Reporterët pa Kufij”. Shohim studentët në Francë. Në çdo vend të botës nuk do të kishte qëndruar një sekondë kryeministër nëse do ishte kapur me vjedhje të votës, apo blerje. Një nga debatet me qyetarët është pse nuk jemi radikalë”, është shprehur kryetarja e LSI-së,. Monika Kryemadhi.

Sipas saj, opozita po has vështirësi në kontrollimin e protestuesve.

“Një nga problemet më të mëdha që kemi ne në protesta është që mundohemi dhe energjitë tona më të mëdha nuk shkojnë për të sjellë njerëzit. Ka ikur nëse para 2, 3, 4, 5, apo edhe 6 viteve qoftë PS, PD apo edhe ne problem kishim pjesëmarrjen në protesta, apo edhe evenimente, sot nuk është problemi për ti sjellë njerëzit është problemi për ti  përmbajtur njerëzit. Njerëzit janë aq të zemëruar saqë mendojnë se inatin e tyre mund ta nxjerrin duke rrëmbyer një godinë dhe duke e djegur atë. Por nuk është kr problemi. Nuk është problemi të djegësh godinën, se mund ta djegësh dhe nuk e e mund fenomenin”, u shpreh Kryemadhi.