Kryemadhi: Mbajmë përgjegjësinë tonë, Rama duhej rrëzuar nga LSI që kur shkarkoi Manjanin

602
Në emisionin “Opinion” kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka pranuar se LSI është bashkëfajtore për gjendjen në të cilën ndodhet situata e krimit në vend, ajo tha se Rama duhet rrezuar nga LSI që në momentin e shkarkimit të ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani pa pëlqimin e LSI-së.
Fevziu: Po juve si LSI mbani përgjegjësi për këtë situatë të vendit, sepse keni qenë në pushtet 8 vjet rresht dhe 4 vjet me zotin Rama?
Kryemadhi: Po sigurisht që mbajmë përgjegjësi. Por kjo nuk o të thotë që përgjegjësia jonë është maksimale. Ne kemi të vetmen përgjegjësi që nuk rrëzuam kryeministrin kur erdhi puna që flagmat e krimit kishin kapur të gjithë pushtetin. Momenti kur Edi Rama shkarkoi Ylli Manjanin pa pëlqimin e LSI-së, në momentin për mënyrën se si funksiononte qeveria qoftë të Policisë së Shtetit qoftë”, u shpreh Kryemadhi.
Sigal