Kryemadhi: Marrëveshja jonë me opozitën, qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

474
Sigal

Gjate fjales se saj ne mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombetar, Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi foli ne lidhje me marreveshjen e nenshkruar nga opozita. Kryemadhi tha se kjo marreveshje eshte e qarte dhe synon arritjen e nje qeverisje tranzitore, qe do te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme. “Marrëveshja jonë me opozitën dhe me partitë e tjera opozitare është shumë e qartë. Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo qeveri tranzitore që garanton parti politike, por qeveri tranzitore që garanton qytetarët shqiptarë që janë të lirë të zgjedhin atë politikan apo atë parti politike që ata duan ti drejtojë. Nëse ne nuk zgjidhim këtë problem kryesor që në 30 vjet shqiptarët e kanë pasur në kurriz ne nuk kemi zgjidhur asgjë. Dhe kjo marrëveshje për hir të së vërtetës ku bëhen bashkë mbi 60% e votuesve shqiptarë do të thotë që është shumica e shqiptarëve. Pa llogaritur ata socialistë të zhgënjyer të cilët për hir të frikës dhe angazhimit të tyre në institucionet shtetërore nuk janë hapur apo drejtpërdrejtë të deklaruar për këtë proces”,tha Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.