Sigal

Znj. Kryemadhi, opozita vuri një nga dy kushtet e rikthimit në Kuvendi, vettingun e politikanëve. A nuk ju duket juve sikur ky kush ka rënë. Në këtë situatë ku ndodhemi aktualisht, me protesta, ju jeni në krye të një liste me 25 deputetë që rrezikoni seriozisht mandatin, nëse nuk ktheheni brenda dhjetorit…

Mandatet? Po pse problemi i mandateve të deputetëve është? Po sa deputetë ka pasur Shqipëria, mos u shqetësoni, se nuk është problemi tek mandatet. Çështja e Vettingut në politikë nuk është arsye, është kauzë. Dhe ne vërtetë duhet ta bëjmë Vettingun në politikë, që të jemi të sinqertë.

Pyetja është e drejtpërdrejtë, a do ta digjni mandatin apo jo?

Mandatin do ta djeg kur të dua unë. Por kur ta djeg unë mandatin, do ta djeg edhe Edi Ramën bashkë me mandatin tim. Unë akoma nuk e kam vendosur se çfarë do bëj.