Kryemadhi: Listat e mbyllura, mungesë demokracie, zgjidhja me vullnet politik

419
Sigal

Duke folur për sistemin zgjedhor dhe reformën zgjedhore, Monika Kryemadhi në ‘Real Story’ foli dhe për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve. Ajo tha se listat e mbyllura janë mungesë demokracie dhe se i gjithë problem zgjidhet me vullnet politik.

‘Për mua lista e mbyllur është mungesë demokracie. Brenda partive politike dhe brenda klasës politike. Do ta bësh me qark, bëje me qark. Do ta bësh me proporcional kombëtar, bëjë me proporcional kombëtar. Do ta bësh mazhoritar, bëje mazhoritar.

Kjo rregullohet me vullnet politik. Jo të ulem unë në tavolinë me ty. Dialogu politik është një gjë që ne duhet ta institucionalizojmë. Ky është problem. Prandaj themi ne element kimik i paqëndrueshëm. Sepse që të konsolidohet një element kimik duhet të ketë një formulë. Kush është formua? Dialogu politik i institucionalizuar. Vetëm në këtë mënyrë, ne mund të institucionalizojmë dialogun politik për reforma shumë të rëndësishme. Sepse duam ne apo s’ duam, ja ndodhi rotacioni. Çfarë ndryshimi ka? Çfarë ndryshon në tavolinën e shqiptarëve.’