Kryemadhi: Ka përgjime të tjera

497
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Report TV”, akuzoi direkt kryeministrin Rama për trafikun e drogës. Ajo tha se ka përgjime të tjera për ministra, ndërsa kërkoi nga Tahiri që të lërë mandatin dhe të vendoset para drejtësisë. “Ka akoma përgjime të reja dhe nuk kanë dalë. Janë edhe shumë të tjerë të përfshirë në nivel ministrash, oligarkësh dhe familjarësh. Situata ku jetojmë sot është shumë e rrezikshme. Shqipëria është në vendin e parë në një raport të fundit për përdorimin e kokainës. Edhe vetë Tahiri do të kërkojë që të dalë përballë drejtësisë, çdo zvarritje i shton peshën. Ai është një nga të përdorurit. Sigurisht që ne si LSI kemi qenë pro çdo njeriu, por ne nuk kemi pse të mbështesim imunitetin. Vetë zoti Tahiri duhet të lirojë vetë mandatin”, u shpreh Kryemadhi. Ajo tha se Tahiri nuk është koka e situatës së rënduar me kanabisin. “Saimiri është një peshk i vogël, peshku i madh është Edi Rama. Saimir Tahiri në moment e kanë flakur, e morën dhe e përdorën në fushatë, sepse më duhet të nxjerrë këto deputetë. E flaku, pasi nuk i duhej më, e ka shtrydhur, është njëlloj si një limon që edhe zhabën mund ta përdorësh dhe për ëmbëlsirë. Edi Rama është truri, iniciatori i gjithë kësaj”, tha drejtuesja e LSI-së.
Sigal